Futboll

Draxler-PSG, “L’Equipe” zbulon pagën e gjermanit

Me transferimin e tij te PSG-ja, Julian Draxler duket se është në mesin e lojtarëve më të paguar në Paris. Sipas asaj që ka zbuluar prestigjiozja franceze “L’Equipe”, 23-vjeçari gjerman fillimisht do të fitojë “vetëm” 421 mijë euro (bruto) në muaj. Pas 1 janarit 2018, paga e tij do të rritet në rreth 600 mijë euro në muaj. Natyrisht, kampioni i botës do të ketë edhe shpërblime. Për shembull, nëse PSG-ja shpallet kampione Evrope, ish-ylli i Wolfsburg-ut do të shpërblehet me 300 mijë euro.

Me këto shifra, mesfushori llogaritet të jetë lojtari i tetë më i paguar i skuadrës. Pagën më të lartë aktualisht e ka braziliani Thiago Silva, i cili fiton rreth 1,1 milionë euro (bruto) në muaj. Pas tij renditet Angel Di Maria me 900 mijë euro në muaj, ndjekur nga Edinson Cavani me 800 mijë. Sidoqoftë, krahasuar me pagat që ofrohen në Kinë yjet e PSG-së mund të quhen të varfër. E tepruam? Mbase, por si ju duken 3,3 milionë euro në muaj? Kaq do të fitojë Carlos Tevez te Shanghai Shenhua!

 

Më shumë nga Futboll