Futboll

Draxler do të largohet, ka zgjedhur skuadrën e tij të radhës

Draxler do të largohet, ka zgjedhur skuadrën e tij të radhës

Julian Draxler, pavarësisht deklaratave në medie, duket se nuk është i lumtur te PSG-ja. Me transferimin e yjeve si Neymar dhe Kylian Mbappe, mesfushori gjerman nuk ka më vend në skuadër.

Kështu, sipas asaj që raporton “Don Balon”, kampioni i botës me Gjermaninë po këmbëngul që në janar të transferohet te Barcelona. Ai ishte i lidhur me katalanasit që në verë, por qëndroi në kryeqytetin francez. 222 milionë eurot e paguara nga klubi për brazilianin Neymar i treguan qartë se ai nuk ka shans të jetë protagonist në Paris, kështu që duhet të konsiderojë largimin.

Meqë operacioni “Coutinho” qe i pamundur për Barcelonën, Draxler mund të jetë goditja e radhës e katalanasve. Ai mund të luajë si anësor i majtë, si trekuartist dhe si sulmues qendre.

Më shumë nga Futboll