RUSI 2018

Drejt Kupës së Botës: Brazili dhe Spanja janë gati, të tjerat…

Miqësore po, por deri në njëfarë pike. Kanë qenë provat e përgjithshme të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi, ndeshje mes kombëtareve të mëdha që kanë zbuluar shumë, edhe pse jo akoma gjithçka. Do të ketë prova të tjera para fillimit të Botërorit, kryesisht në dhjetë ditët e para të qershorit. Por në atë pikë organika e kombëtareve do të jenë të përfunduara. Dy përfaqësueset me idetë më të qarta janë Brazili dhe Spanja. Më pas vjen Gjermania e Low. Disa dyshime më shumë për Francën, që duhet të gjejë një formulë magjike për të përshtatur gjithë talentet që ka në dispozicion. Argjentina ka shumë probleme, ndërsa Portugalia dhe Anglia mbeten pikëpyetje. Kjo është situata e kombëtareve favorite për Rusi 2018.

Brazili

“Seleçao” i ka idetë më të qarta pasi drejtimin e ekipit e ka marrë Tite: 16 shkurtin e kaluar pesë herë kampionët e botës kanë zbuluar 15 nga 23 lojtarët që do të shkojnë në Rusi 2018. Trajneri nuk ka dyshime dhe vazhdon përpara në rrugën e tij, e cila është e përbërë edhe nga disa zgjedhje të çuditshme, si shiriti i kapitenit që ndërron krah në çdo ndeshje (në dy miqësoret e fund kapitenët kanë qenë Alisson dhe Dani Alves). Brazili ka një modul të përcaktuar tashmë, një 4-3-3 ku bien në sy dy gjëra: një soliditet në mesfushë dhe talenti i madh që kanë sulmuesit. Formacioni, në pritje të Neymar, është pothuajse i sigurt. Duke marrë se në dy miqësoret e luajtura me Rusinë (e fituar 3-0) dhe Gjermaninë (e fituar 1-0) Tite ka hedhur në fushë të njëjtët lojtarë, me vetëm një ndryshim mes dy ndeshjeve. Dhe ka më shumë: gjatë takimit me Gjermaninë ka bërë vetëm një zëvendësim, pas minutës së 70-të, duke futur Douglas Costa në vend të Coutinho.

Formacioni i mundshme

Brazili (4-3-3): Alisson; Dani Alves, Miranda, Thiago Silva, Marcelo; Fernandinho, Casemiro, Paulinho; Ëillian, Gabriel Jesus, Neymar (Coutinho).

Këtyre i duhen shtuar dy xholat Coutinho dhe Douglas Costa: i pari mund të luajë edhe si mesfushor krahu. Lojtari i Juventus është arma më shumë. Përveç tyre, alternativa tjetër për sulmin është Firmino,dhe pse Gabriel Jesus është në qendër të projektit të “Seleçao”-s.

SPANJA

Barazim 1-1 me Gjermaninë, fitore triumfuese 6-1 kundër Argjentinës. Spanja, pasi ka fundosur Italinë në fazën me grupe, ka tregua vlerat e saj edhe në miqësore. “Furitë e Kuqe” të Lopeteguit kanë shumë aspekte pozitive. Busquets ka munguar në këto dy miqësore për shkak dëmtimit, por fari i mesfushës do të kthehet dhe në krahun e tij do të jetë i përjetshmi Iniesta.

Formacioni i mundshëm

Spanja (4-3-3): De Gea; Carvajal, Sergio Ramos, Piqué, Jordi Alba; Iniesta, Thiago Alcantara (Busquets), Koke; Isco, Diego Costa (Rodrigo), David Silva (Asensio).

Siç shihet nga formacioni titullar i Lopetegui ka një mesfushë shumë cilësore në dispozicion, si asnjë kombëtare tjetër. Me Costa, Isco, David Silva dhe alternativat Rodrigo dhe Asensio në sulm, spanjollët do të jenë protagonistë në Rusi. Ka pak mundësi që të eliminohen në grup, siç ka ndodhur në 2014-ën.

Gjermania

Kush do të jetë portieri i Gjermanisë në Botëror? Do të kthehet Neuer pas dëmtimit në këmbë dhe një sezoni të tërë të kaluar larg fushave apo do të qëndrojë Ter Stegen, që ka treguar se është shumë i besueshëm? Është vetëm një nga pyetjet të cilave duhet t’i japë përgjigje Low, që preferon të luajë me skemën 4-2-3-1 dhe ka filluar të kërkojë disa alternativa. Në miqësore ka ardhur një barazim 1-1 Spanjën dhe një humbje 0-1 me Brazilin.

Formacioni i mundshëm

Gjermania (4-2-3-1): Ter Stegen (Neuer); Kimmich, Boateng, Hummels, Hector; Khedira, Kroos; Müller, Özil, Draxler; Ëerner.

Ky është praktikisht formacioni titullar i kampionëve në fuqi të botës, por alternativat janë të shumta, duke filluar nga Sane, për shembull. Por Loë, falë një procesi që zgjat prej vitesh dhe provave të përgjithshme të bëra në Kupën e Konfederatave në 2017-ën, ka mundësinë të rreshtojë lojtarë, si Goretzka, Brandt, Stindl. Por mund të rikuperojë edhe yje të afirmuar, si Reus ddhe Goetze.

Franca

Deschamps ka në duart e tij një prej brezave më të pasur me talent të dhjetë viteve të fundit. Në sulm ka shumë alternativa, një stol të mbushur me lojtarë të fortë dhe të rinj. Pikërisht mungesa e eksperiencës mund të jetë një minus për “Gjelat”. Me Kolumbinë janë parë të mirat, por edhe limitet e kësaj përfaqësuese (e mundur 2-3 pasi ka qenë në avantazh 2-0), me Rusinë është bërë një hap përpara (fitore 3-1). Por formula e saktë nuk është gjetur akoma, me Deschamps që është i pavendosur mes 4-2-3-1 dhe 4-3-3. E vetmja sigur është Mbappe në sulm, ndërsa Pogba nuk ka akoma një pozicion të qartë. Ai që nuk do të mungojë kurrë në mesfushë është Kante.

Formacioni i mundshëm

Franca (4-3-3): Lloris; Sidibé, Varane, Umtiti, Digne; Pogba, Kanté, Matuidi (Rabiot); Dembélé, Griezmann, Mbappé.

Janë edhe Martial, Lemar, Giroud, Lacazette, por nuk do të jetë Benzema. Por siç ka shkruar “L’Equipe” në ditët e kaluara: “Talenti nuk mjafton”

Argjentina

Si gjithmonë Argjentina ka zakonin të dëmtojë veten. Messi nuk ka luajtur në këto dy miqësore (fitore 2-0 me Italinë, disfatë 6-1 me Spanjën), por kjo nuk e justifikon një kombëtare që është viktimë e vetes së saj, nga polemika të brendshme, grumbullime të munguara dhe që diskutohen më shumë se ajo që ndodh në fushën e lojës. Qëndrimi i Sampaoli-t nuk ndihmon dhe lënia jashtë e Dybala me Icardi ka qenë një bast që është humbur. Varësia nga Messi është një fakt. Argjenna nuk e ka kuptuar akoma se çfarë “veshje” do të ketë, përtej modulit (në dy miqësoret, Sampaoli ka luajtur me skemën 4-2-3-1). Edhe Aguero ka munguar në këto dy takime, Lautaro Martinez premton shumë, por nuk ka pasur hapësira. Me pak fjalë, ka akoma shumë punë për Sampaoli-n.

Formacioni i mundshëm

Argjentina (4-2-3-1): Romero; Bustos, Otamendi, Fazio, Tagliafico; Biglia (Paredes), Mascherano; Messi, Banega, Di Maria; Higuain.

Bie në sy prania e Bustos (27 ndeshje si profesionist me Independiente) dhe Tagliafico (sapo kazbarkuar në Europë, tek Ajax), apo ajo e Meza, mesfushor i Independiente. Domethënë, për një sulm që ka alternativa pa fund (disa të pa eksploruara), pjesa tjetër e ekipit ka akoma nevojë për shumë punë.

Të tjerat

Mes favoriteve për fitoren e Botërorit është edhe Portugalia e Cristiano Ronaldo-s, edhe vetëm për faktin se është kampionia në fuqi e Europës. Por miqësoret e fundit nuk e kanë bërë të ndihet i qetë trajnerin Fernando Santos (fitore në minutat e fundit kundër Egjiptit, humbje e rëndë me Holandën). Përfaqësuesja ka talent, por është e vështirë të imagjinosh një Portugali në maksimumin e formës gjatë gjithë Botërorit. E njëjta gjë vlen edhe për Anglinë, që Southgate e ka veshur me skemën 3-5-2 dhe që është në pritje të Kane. Edhe këtu ka shumë talente, por edhe shumë limite.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018