Kampionatet në Europë

Drejtori sportiv: Iniesta, te Barça edhe në vitet që vijnë

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, do të mbetet me gjigandët e La Liga-s edhe për disa vite, sipas drejtorit sportiv, Robert Fernandez.

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, do të mbetet me gjigandët e La Liga-s edhe për disa vite, sipas drejtorit sportiv, Robert Fernandez. Pavarësisht kontratës së tij, që skadon në mesin e vitit 2018, Iniesta është në rrugën e rinovimit me Barcelonën, teksa erdhi nga e famshmja akademi, “La Masia”. Iniesta, 32 vjeç, ka fituar tetë tituj në La Liga dhe katër Champions, mes trofeve të tjerë të shumtë në klubin katalanas. Fernandez beson se Iniesta do të qëndrojë te Barcelona: “Ne duam të vazhdojmë me Iniesta edhe për shumë vite, që do të vijnë, – tha ai për “Movistar”. – Shpresoj se ai do të jetë me ne për një kohë të gjatë. Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do pikërisht këtë.” Iniesta ka luajtur një lojë të plotë me Barcelonën në fitoren 4-2 ndaj Valencias, në La Liga, të dielën.

Më shumë nga Kampionatet në Europë