FSHF

“Drejtori Sportiv”, nisi sot kursi në FSHF. I pranishëm edhe Olsi Rama

FSHF-ja nisi sot kursin e “Drejtorit Sportiv”. Në ambientet e federatës, jo pak drejtues aktualë klubesh kanë nisur, nën kurimin e Sektorit të Edukimit pranë FSHF-së, kursin e radhës për “Drejtorët Sportivë”, i cili do të zgjasë deri më 16 dhjetor. Si fillim, në këtë ditë të parë të kursit, u është prezantuar të gjithë pjesëmarrësve rregullorja e tij nga shefi i sektorit, Astrit Maçi. Më pas është kaluar tek pjesa e licensimit të futbollistit, apo edhe licensat ndërkombëtare. Ditët e kursit në fjalë do të jenë të ndara sipas një programi pune me dy raunde, leksionesh dhe referimesh. Dita e nesërme do të përkojë me teknikat e bilancit administrativ ku për një kohë të konsiderueshme të gjithë kursantët do të ndalen gjatë, ndërkohë që në pjesën e dytë do shikohet Licensa e UEFA-s, Rregulli Publik, Organizimi i Stadiumeve, apo edhe Liçensimi i Klubeve në kompeticionet e FSHF-së dhe të UEFA-s.

Ja edhe disa nga temat që do të referohen në këtë kurs për “Drejtorët Sportivë”, që nisi sot në FSHF:
1.Administrimi i Burimeve Njerëzore
2.Principet e Komunikimit
3.Kriteret për Përzgjedhjen
4.Principet e Sociologjisë dhe Sociologjia për Futbollin
5.Marketingu dhe e Drejta TV
6.Rregullorja e Lojës dhe Kolegjiumet e Arbitrave
7.Teknika e Tratativës
8.Analizat e një Ndeshje Futbolli
9.Organizimi i Sektorit të të Rinjve
10.Evoluimi i Futbollit Profesionist në Europë
11.Fluksi i Emigrimit të Futbollistëve
12.Administrimit i Ëebsitit
13.Organizimi i Sallës së Shtypit
14.Organizimi i Institucionit të Futbollit
15.Organizimi i Ligave

Më shumë nga FSHF