La Liga

Drejtuesit i “tërhoqën veshin”, reagon Vidal: Jam i lumtur te Barça

Arturo Vidal tha sot se është i lumtur te Barcelona dhe konsideron se momentet e bukura do të vijnë për të në “Camp Nou”, ku është përvijuar si një lojtar zëvendësues deri më tani. “Jam i lumtur, e di se do të vijnë edhe momentet e bukura, kur do të gëzoj dhe të shijoj atë që bëj”, – ka thënë Vidal në një intervistë për “RPP Noticias”, nga grumbullimi me kombëtaren.

Para ndeshjes miqësore, që do të luhet në SHBA mes Perusë dhe Kilit, 31-vjeçari hodhi poshtë disa versioneve të treguara, se ai është njëri prej veteranëve, të cilët përpiqen t’i bëjnë formacionin trajnerit Reinaldo Rueda.

“Kjo më bën të qesh, unë kurrë nuk kam qenë në një ekip, ku lojtarët zgjedhin lojtarët për formacionin”, – shtoi ai. Vidal theksoi se Kili ka në drejtim Rueda, “një trajner, i cili di shumë për futbollin” dhe përsëriti se jo ai, por “askush, edhe lojtari më i mirë në botë, nuk mund t’i diktojë një trajneri formacionin”.

“Është e qartë se Rueda është në një proces ndërtimi të ekipit me lojtarë të rinj, duke i ndërthurur me ne të moshuarit”, – nënvizoi lojtari i Barcelonës.

Më shumë nga La Liga