Kombëtarja

Dren Hoxha braktis Shalke 04 dhe i bashkohet Aalenit

Dren Hoxha, futbollisti i talentuar shqiptar, i ftuar nga Kombëtarja U-21, është larguar zyrtarisht nga Shalke 04. Aty nuk ka gjetur shumë hapësira aktivizimi, ngaqë konkurrenca është e madhe, kështu që ka menduar ta vazhdojë karrierën te skuadra tjetër gjermane, Aalen. Lojtari në fjalë ishte pjesë e Shalke 04, por shumicën e ndeshjeve i ka luajtur me ekipin e dytë.

Dren Hoxha, futbollisti i talentuar shqiptar, i ftuar nga Kombëtarja U-21, është larguar zyrtarisht nga Shalke 04. Aty nuk ka gjetur shumë hapësira aktivizimi, ngaqë konkurrenca është e madhe, kështu që ka menduar ta vazhdojë karrierën te skuadra tjetër gjermane, Aalen. Lojtari në fjalë ishte pjesë e Shalke 04, por shumicën e ndeshjeve i ka luajtur me ekipin e dytë.

 

Vetëm, në fazën përgatitore dhe në ndeshjet miqësore ai aktivizohej me ekipin e parë të Shalkes. Sezonin e shkuar, Hoxha kishte probleme me dëmtimet. Ai ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Bundesliga 3, Aalen. “Dreni na ka bindur me paraqitjet e tij, ndaj jemi të kënaqur që ka nënshkruar kontratë me Aalen, – thotë drejtori i klubit, Markus Thiele. – Skuadra jonë bëri një investim të mirë me Hoxhën, pasi do të na ndihmojë për t’u rikthyer në Bundesliga 2.”

Dren Hoxha gjatë një ndeshjeje me fanellën e Shalke 04

Ndërkohë, vetë futbollisti i talentuar, në një prononcim për mediat kosovare, tha se është i lumtur me aventurën e tij të re. “Kam pasur disa oferta të tjera, por ka qenë klubi dhe trajneri që më kanë kërkuar me ngulm, ndaj vendosa të nënshkruaj për Aalen. Shpresoj të mos kem probleme me lëndimet si në sezonin e fundit dhe, natyrisht, të jap më të mirën, që ta ndihmoj klubin të ngjitet në Bundesliga 2”, – pohoi Dren Hoxha.

Hoxha dhe Avdiaj

Dren Hoxha dhe Dionis Avdijaj, të dy të larguar nga Shalke për momentin

Mesfushori 21-vjeçar do të mbajë fanellën me numrin 9 te skuadra e tij e re, ndërsa pozicioni i preferuar në fushën e lojës është ai i mesfushorit ofensiv. Që në korrik të vitit të shkuar, lojtari në fjalë ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-21. Ai kishte thënë se pret një ftesë nga Shqipëria, ndërsa kjo ëndërr iu realizua nga Skënder Gega.

Ish-trajneri i Shpresave ka rrëfyer se, pas një bisede telefonike me Dren Hoxhën, i kishte nisur edhe ftesë për miqësoren e 6 gushtit 2014 kundër Katarit, por në fakt ai nuk erdhi dhe s’e ka veshur akoma fanellën kuqezi. “E kam telefonuar Drenin, i cili u shpreh tejet  i kënaqur me ftesën dhe pranoi të vishet kuqezi” – pati thënë Gega.

[total-poll id=48230]

Më shumë nga Kombëtarja