Champions League

Pasardhësi i Messi-t luan në Itali dhe kushton 250 mln euro

Lojtari i Juventusit që është vënë nën radarin e klubit katalanas është sulmuesi Paulo Dybala.

Sipas Goal.com, Barcelona po konsideron blerjen e sulmuesit 24 vjeçar të Juventus që është zëvendësuesi ideal i Lionel Messi-t. Është zbuluar edhe shifra që janë të gatshëm të paguajnë për të përfituar nga shërbimet e sulmuesit të “Zonjës së Vjetër”, 250 milionë euro për pasardhësin e yllit të tyre.

Gjatë këtij sezoni Dybala ka bërë një paraqitje spektakolare pasi ka luajtur në 11 ndeshjet e Juventus duke shënuar 5 gola, herë me kombinime të frikshme me Ronaldon e herë të tjera “solo”.

 

Doni ta mësoni të parët kur të bëjë levizjen e bujshme Dybala?

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Më shumë nga Champions League