Futboll

“Dua 7 fëmijë dhe 7 ‘Topa të Artë’”

Cristiano Ronaldo, 32 vjeç dhe numëron plot katër fëmijë, po aq sa ka edhe “Topa të Artë”, por ylli dhe lideri i Real Madrid e Portugalisë duket i pangopur, i pangopur në gjithçka. Në një deklaratë për “L’Equipe” ai rrëfeu se numri i tij është “7”, dhe po aq fëmijë kërkon ta trashëgojnë dhe po aq trofe të “Topit të Artë” synon të numërojë.

Imazh i ngjashëm

“Në shtëpi ka pak më shumë rrëmujë dhe pak më shumë zhurmë. Por e adhuroj. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem në qendër të gjithë kësaj. Këta fëmijë i kam dashur, për mua një jetë pa fëmijë nuk ka kuptim. Kam fatin të kem katër. Kur plakesh ata shndërrohen në mbështetje. Shpesh herë kam thënë se dua të kem shtatë fëmijë… katër nuk është mjaftueshë, pastaj 7 është numri im i preferuar. Dua shtatë fëmijë dhe shtatë “Topa të Artë”. Nuk ndalem këtu, deri sa të luaj do të kem ambicjen për të fituar gjithçka që mund të fitohet. Tani ëndërroj trofeun e pestë të “Topit të Artë”, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë një tjetër për të ndjekur”, deklaroi CR7.

Më shumë nga Futboll