• “Dua Leicester në çerekfinale, dua të hakmerrem për Ranierin”

    Publikuar: 16 Mar 10:06

    Mrekullia e realizuar nga “Dhelprat” në sezonin e kaluar ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës së futbollit, por ka shkruar një kapitull të trishtuar kur arkitekti i asaj mrekullie, Ranieri, është shkarkuar gjatë këtij sezoni. Dhe Andrea Raggi, mbrojtësi i Monaco, ka thënë se shpreson të përballet me Leicester në çerekfinalet e Champions League. Futbollisti italian ka thënë për radion “Kiss Kiss” të Napoli-t: “Do të më pëlqente të përballeshim me Leicester në çerekfinale. Do të ishte një përballje e bukur dhe gjithashtu do të doja të hakmerresha për Ranieri-n, i cili më dërgoi një mesazh urimi pas fitores ndaj City”. Përballja mes Monaco dhe ekipit të Guardiola-s është mbyllur me rezultatin e përgjithshëm 6-6, por francezët janë kualifikuar në çerekfinale falë golave të shënuar në fushën kundërshtare.

    Sergio Aguero ka realizuar dy gola në ndeshjen e fituar 5-3 nga City në Angli, por ka humbur shumë raste në takimin e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Stade Louis II”. Pavarësisht se mbrojtjet e të dy ekipeve nuk kanë qenë të pakalueshme në ktë përballje, Raggi ka thënë se ai ka arritur ta neutralizojë argjentinasin: “Fitorja kundër Manchester City ka qenë e merituar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, veçanërisht kur mendon se kemi luajtura pa Falcao dhe Glik. Në harkun e këtyre dy takimeve nuk i ka lejuar shumë hapësira Aguero-s”, ka thënë Raggi.

     


    Lexo postimet e tjera