• “Dua të luaj me më të mirët në botë, dhe më i miri është Leo Messi”

    Publikuar: 15 May 10:16

    Neymar beson se ka prodhuar sezonin e tij më të mirë me fanellën e Barcelona-s pas tripletës që vulosi fitoren ndaj Las Palmas të dielën. Sulmuesi i përfaqësueses braziliane ka shënuar 19 gola duke asistuar 20 të tjerë për klubin e tij në 2016/17 dhe mendon se ky është më i miri nga katër sezonet e kaluara në Spanjë. “Ky është një vit i madh për mua,” shprehet Neymar për France Football. Madje mendoj se është sezoni më i mirë që kur kam mbërritur këtu. Nuk e di nëse kam arritur një nivel të ri, është e vështirë të kesh atë gjykim kur je në fushë. gjithmonë kam pasur të njëjtin rol që kur kam mbërritur e deri më sot. Gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia.”

    Neymar shpreson të bëhet lojtari më i mirë dhe eventualisht të fitojë Ballon d’Or, por insiston se është i lumtur të punojë bashkë me lojtarin për të cilin ai mendon se është në majë, Lionel Messi. “Ajo që dua të bëj është të luaj me lojtarët më të mirë në botë, dhe më i miri është Leo Messi. Unë ëndërroj të bëhem më i miri. Mendoj se mund ta bëj, por avash-avash. Nuk e kam me ngut. Të gjithë lojtarët shpresojnë që një ditë ta fitojnë Ballon d’Or.” Ndeshja më e mirë e sezonit për Neymar ka qenë ajo përmbysja e famshme ndaj PSG. “Ai është kujtimi më i bukur i karrierës sime. Do ta mbaj mend derisa të vdes. Kisha besim që do ta kthenim rezultatin.”

    [interaction id=”591a08076e87377457e3834f”]


    Lexo postimet e tjera