Moto GP

Ducati bëhet “Made in Italy”, Danilo Petrucci zë vendin e Lorenzo

Merkato e pilotëve të Moto GP ka njohur sot një tjetër zhvillim. Pas largimit të Jorge Lorenzo nga motori Ducati, që sezonin e ardhshëm do të garojë me Honda, motori italian ka replikuar, duke konfirmuar se vendin e spanjollit do ta zërë piloti Danilo Petrucci, që aktualisht garon me motorin Pramac. Për pasojë, te motori Ducati do të garojnë sezonin e ardhshëm dy pilotë italianë, Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci.

Lajmin e kanë konfirmuar sot pasdite drejtuesit e motorit italian, që besojnë shumë te Petrucci, që të jetë më i suksesshëm se Lorenzo. “E mirëpresim Danilo dhe jemi të bindur se do të vazhdojë të përmirësojë paraqitjet e tij në Moto GP me motorin tonë”, thanë drejtuesit e Ducati, ndërsa vetë piloti italian shtoi: “Jam krenar që më në fund do të jem pjesë e një skuadre zyrtare si Ducati, një ëndërr që bëhet realitet”.

Më shumë nga Moto GP