Connect with us

Moto GP

Ducati dominon provat në pistën e lagur, dobët Rossi

Piloti italian i Ducati, Andrea Dovizioso, ka qenë më i shpejti sot në përfundim të dy sesioneve të provave të lira të zhvilluara në pistën e La Mansh dhe të vlefshme për Çmimin e Madh të Francës në Moto GP. Provat e lira u zhvilluan në një pistë të lagur për shkak të shiut të rënë, çka kushtëzoi edhe kohët e dhëna, por edhe surpriza në rezultate. Dovizioso dha kohën më të shpejtë, 1’41”673, duke rikthyer motorin italian protagonist në pistë. Pas italianit u rendit spanjolli i Honda, Marc Marquez, ndërsa i treti u rendit Danilo Petrucci me Ducati Pramac.

Nga provat e sotme ne pisten e lagur te La Manshit

Ai që zhgënjeu në provat e sotme ishte Valentino Rossi, që me motorin Yamaha u rendit në vendin e dhjetë, 1.3 sekonda më shumë se patriot ii tij. Më mirë se ai u rendit spanjolli Maverick Vinales, me Yamahën tjetër, ndërsa Jorge Lorenzo me motorin tjetër Ducati u klasifikua në vendin e 15-të. Akoma edhe më dobët u rendit Ddani Pedrosa me Honda, fitues i garës së fundit në Spanjë, që u pozicionua në vendin e 21-të, çka tregon se shiu prishi planet e pilotëve. Por koha e paqëndrueshme do të jetë protagoniste edhe nesër në provat zyrtare dhe të dielën, çka mund ta bëjë interesante garën.

Më shumë nga Moto GP