Futboll

I duhet një sulmues, PSG-ja hedh sytë në Serie A

Paris Saint-Germain mendon se Julian Draxler nuk mjafton për merkaton e janarit. Në kryeqytetin francez po punohet ende për përmirësimin e skuadrës dhe emri më i fundit është ai i sulmuesit Federico Bernardeschi. Lajmi vjen nga “TalkSport”, sipas të cilit trajneri Unai Emery po kërkon të sigurojë një lojtar i cili mund të lejojë pykën Edinson Cavani të marrë frymë gjatë sezonit. Me largimin e Zlatan Ibrahimovic-it, ai ka shënuar 18 gola, por i duhet ndihmë.

Bernardeschi luan te Fiorentina dhe këtë sezon ka shënuar nëntë gola në 18 paraqitje në Serie A. Atë e kanë kërkuar Manchester United dhe Chelsea, por duket se parisienët janë treguar më konkretë në negociata dhe kanë më tepër shanse. 22-vjeçari, i cili ka luajtur shtatë ndeshje me kombëtaren italiane, gjithsej ka shënuar 19 gola për skuadrën violë në 79 paraqitje. Më parë ai ka gëzuar interesin e skuadrave si Juventus dhe Inter.

 

 

Më shumë nga Futboll