FSHF

Duka flet nga Kryqi i Kuq: Ta marrim me sportivitet garën me Finon!

Gara për kreun e FSHF-së ka nisur tashmë, mes dy kandidatëve, Armand Dukës dhe Bashkim Finos. I pari kërkon mandatin e pestë në krye të futbollit shqiptar, ndërsa i dyti të parin. Kreu aktual ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar, e cila nënkupton dhënien e ndihmës së parë nga vullnetarët e kësaj shoqate në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por edhe më gjerë, te ndeshjet e kombëtareve të moshave, për meshkuj dhe femra. Kjo, për më shumë siguri në terrenet tona sportive gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Mediat e pranishme e kanë pyetur Dukën lidhur me zyrtarizimin dhe shpalosjen e platformës nga kandidati Fino, por është shprehur shkurt:

“Sot kemi ardhur për një marrëveshje me Kryqin e Kuq, për të rritur standardet e futbollit, për të ndihmuar ekipet me sa më shumë asistencë mjekësore në raste emergjencash në fushën e lojës. Mendoj se duhet t’i japim vëmendje këtij aktiviteti. Për të gjitha gjërat e tjera do të kemi kohë të flasim për fushatë. Dua ta falënderoj Finon që është kandidat dhe ka ndërmarrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen. Është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet”.

Më shumë nga FSHF