FSHF

Duka, “samit” me trajnerët e kombëtareve kuqezi

Programi vjetor i të gjitha kombëtareve kuqezi, si dhe kërkesat e gjithsecilit trajner për çdo gjë, që iu duhet në lidhje me skuadrën që drejtojnë,

Programi vjetor i të gjitha kombëtareve kuqezi, si dhe kërkesat e gjithsecilit trajner për çdo gjë, që iu duhet në lidhje me skuadrën që drejtojnë, ishin në qendër të takimit të presidentit të FSHF-së, Armnand Duka, me trajnerët respektivë. Të pranishëm kanë qenë kryepankinat e të gjitha ekipeve kombëtare, që nga U-21 e deri te femrat. Mungonte vetëm De Biazi. Presidenti Duka garantoi hapësirën e nevojshme dhe të domosdoshme për të gjithë trajnerët në rrafshin e punës së tyre gjatë gjithë vitit, si në aspektin e stafeve, vëzhgimit të lojtarëve, krijimit të kushteve të plota dhe të shpeshta për faza selektimi brenda dhe jashtë Shqipërisë, por të mirëpërcaktuara, mbi bazën e një programi të detajuar, që vetë trajnerët kanë tashmë të depozituar në federatë.

Po kështu, të gjithë teknikët e ekipeve kombëtare kanë hapësirën e tyre nga ana e institucionit për vëzhgimin e lojtarëve që militojnë në skuadra të ndryshme në Europë dhe që ata mendojnë për t’i afruar në kombëtaret respektive, të cilat i drejtojnë. Ndërkaq, priten konfirmimet përkatëse edhe për ndeshje miqësore, të planifikuara nga trajnerët e skuadrava kombëtare të futbollit, mbi bazën e të cilave do të planifikojnë edhe grumbullimet përkatëse. Trajneri i 21-vjeçarëve, Alban Bushi, pritet që brenda janarit të zhvillojë një fazë selektimi me një grup futbollistësh, që ai ka menduar të shohë, si pjesë fillestare e punës me skuadrën e tij.

Më shumë nga FSHF