NBA

Durant: I jam mirënjohës basketbollit, më ka shpëtuar jetën

Kevin Durant është padyshim protagonisti kryesor i fitimit të titullit kampion në NBA nga skuadra e Golden State, një basketbollist që ka bërë diferencën në parket me paraqitjet e tij, duke fituar edhe trofeun MVP të finaleve. Në finalen e katërt dhe të fundit ai realizoi 20 pikë, 12 rebaund e 10 asist, duke qenë lider në fushë. “Jam i lumtur, pasi ky sport më ka shpëtuar jetën, jo vetëm mua por edhe familjes time. Do t’i jem përjetë mirënjohës basketbollit”, u shpreh Kevin Durant, që korri titullin e dytë radhazi në karrierën e tij.

Pavarësisht se është kthyer në lider te skuadra e Warriors, duke lënë disi në hije dyshen Curry-Thompson, ylli i skuadrës kampione qëndron me këmbë në tokë, duke vlerësuar rolin e skuadrës. “Kam shokë skuadre fantastikë dhe jam i lumtur që bëj pjesë në këtë grup. Deri më tani, rrugëtimi për mua ka qenë fantastik dhe shpresoj t’i përjetoj këto emocione edhe në të ardhmen”, tha më tej Kevin Durant, që e ka rritur ndjeshëm nivelin e ekipit të Golden State, që kur mbërriti në këtë skuadër dy vite më parë.

Kevin Durant kampion ne NBA dhe fitues i trofeut MVP


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga NBA