Kampionati Shqiptar

Duro apo Lika? Kukësi i konfirmon si bashkëtrajnerë

Nuk ka zgjatur shumë vakanca në stolin drejtues të Kukësit, sa i përket trajnerit. Paraditen e së martës u zyrtarizua shkarkimi i brazilianit Troisi, ndërsa në mesditë u bë me dije caktimi i pasuesit të tij.

Nuk ka zgjatur shumë vakanca në stolin drejtues të Kukësit, sa i përket trajnerit. Paraditen e së martës u zyrtarizua shkarkimi i brazilianit Troisi, ndërsa në mesditë u bë me dije caktimi i pasuesit të tij. I kontaktuar nga “telesport.al”, shefi i klubit, që bën njëkohësisht edhe zëdhënësin për mediat, Jonuz Hallaçi, tha se skuadra do të drejtohet me bashkëtrajnerë në vazhdim, një version i ri ky në futbollin shqiptar, që nuk i ndan përgjegjësitë dhe meritat.

Duro 3

Klodian Duro në dyluftim me Ronaldinjon, gjatë një miqësoreje luksi në “Qemal Stafa”

“Presidenti Gjici ka vendosur që Kukësi të drejtohet nga Klodian Duro dhe Hasan Lika. Nuk ka të parë në këtë detyrë, të dy janë bashkëtrajnerë,” – ka konfirmuar Hallaçi. Në fakt, Hasan Lika duket se do të mbajë postin e drejtorit teknik, por do të ketë më shumë të drejta për stërvitjen dhe formacionin e skuadrës. Kjo, nisur nga fakti se ka disa kohë te verilindorët dhe e njeh mirë situatën. Klodian Duro, ish-lojtar i kombëtares kuqezi, nuk ka drejtuar më parë asnjë skuadër. Pra, në rolin e trajnerit, ai debuton në stolin e Kukësit.

Lika Hasan

Hasan Lika do ta asistojë Klodian Duron në debutimin e tij si trajner te Kukësi

Mungesën e eksperiencës në këtë profesion duket se do ta mbushë me asistencën e Likës, me të cilin do të bashkëdrejtojnë nënkampionët e vendit. Duro dhe Lika do të prezantohen sot, në orën 14:00, në Kompleksin e Pezës, ku skuadra verilindore do të zhvillojë seancën e parë stërvitore pas humbjes me Teutën. Dueti i ri i stolit kuksian, ku mbetet të shihet se cili do të udhëzojë gjatë ndeshjeve dhe cili do të flasë për mediat, do të duhet të përgatitet mirë, për një ndeshje mjaft të vështirë me kryesuesit e Superiores. Në javën e 13-të të kampionatit, drejt “Zeqir Ymerit” do të udhëtojë Partizani, një klub që i ka pasur në gjirin e vet të dy, Duron dhe Likën. Të parin si futbollist, të dytin edhe si trajner.

[total-poll id=114409]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar