Kampionati Shqiptar

Duro: Barazimi është rezultat normal në fushën e Luftëtarit

“Rezultati 1-0 asnjëherë nuk ka garanci. Ne duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, sidomos në pjesën e dytë. Normalisht, dihen aftësitë dhe vlerat e Siljanovksit, mungesa e tij u ndje, por edhe Jakovljevic bëri mirë, duke e mbrojtur mirë Bregun. Por, një lojtar si ai duhet mbrojtur në çdo moment, pasi siç na tregoi, të ndëshkon kur nuk e pret, në momentet e fundit. Shumë ndeshje kemi pasur për t’i fituar, por asnjëra nuk i ngjan tjetrës. Me Laçin na mohoi gjyqtari penalltitë, ndërsa me Kukësin dhe Skënderbeun barazimet janë normale. Sot kishim përballë një skuadër që, nëse do ta shohim nga jashtë, barazimi është normal në fushën e saj, duke ditur pozitat e Luftëtarit.

Asnjëherë nuk e quaj Luftëtarin skuadër të keqe. Ajo ka 4 lojtarë që bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar. Sikurse na kanë barazuar, edhe ne kemi fituar në momentet e fundit. Në pjesën e dytë e administruam mjaft mirë lojën dhe kishim disa momente që mund ta kishim mbyllur ndeshjen. Në futboll, kur nuk realizon, rrezikon të pësosh. Bushiç nuk ka qenë në 100 për qindëshin e tij. Kam sakrifikuar shumë sot me atë futbollist. Nuk kam folur me Idrizin për tifozët, do të jenë apo jo në ndeshjen e ardhshme. Do të shohim gjatë javës se çfarë do të vendosim. Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne, por ky është një diskutim që do ta bëjmë gjatë javës”.

Më poshtë ndiqni të plotë deklaratën e Shëptim Duros (audio dhe video)

Më shumë nga Kampionati Shqiptar