Kampionati Shqiptar

Duro konfirmon edhe Artim Pollozhanin te Flamurtari

Nuk ka të ndalur Flamurtari në merkato. Trajneri i tij, Shpëtim Duro, ka qenë mjaft aktiv kësaj vere, duke bërë përforcime të konsiderueshme në numër dhe cilësi. Duke qenë se e njeh mirë pistën maqedonase, ai bën me dije se i ardhuri i radhës te kuqezinjtë bregdetarë do të jetë Artim Pollozhani. Më herët ka afruar Goran Siljanovskin nga Rabotniçki dhe Muhamed Useinin nga Renova. Lajmin për transferimin e struganit Pollozhani në Vlorë e ka konfirmuar vetë Shpëtim Duro në një prononcim për “Supersport”: “Kam përshtypjen që sot skuadra është më e plotë me ardhjen e Sidibes dhe Kamaras. Por i fundit që do të vijë është Artim Pollozhani, një futbollist që në edicionin e fundit ka qenë stabël me Shkëndijën. Pollozhani është një futbollist polivalent, i cili mbulon disa role dhe ka një gjendje të mirë fizike.”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar