Connect with us

Kampionati Shqiptar

Dvornekovic: Skënderbeu i rrezikshëm, por do ta mundim!

Kukësi është shumë pranë historisë, fitimit të titullit të parë kampion në historinë e vet si klub futbolli. Mjafton një fitore në ndeshjen e nesërme, ndaj Skënderbeut, për të bërë realitet ëndrrën e madhe të qytetit verilindor. Ernest Gjoka dhe të tijtë janë zhvendosur që dje në “fole”, kanë zhvilluar stërvitje në “Zeqir Ymeri”, me qëllim klimatizimin e duhur. Njëri ndër të huajt e kësaj skuadre, Matija Dvornekovic, është shprehur shpresëplotë dhe optimist për triumfin ndaj Skënderbeut nesër, duke ëndërruar tashmë ngritjen e trofeut. Për “Supersport”, ai tha:

“Do të luajmë kundër Skënderbeut, ndaj një kundërshtari që ka fituar 6 tituj radhazi. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne duhet të mendojmë vetëm për fitore. Duam ta sigurojmë trofeun para tifzëve tanë, në qytetin e Kukësit. Unë dhe djemtë e tjerë jemi shumë të qetë, të fokusuar të ndeshja jonë, për të dhënë maksimumin. Duhet të jemi në 100% tone. Me ndihmën e Zotit shresoj ta arrijmë këtë objektiv që i kemi vënë vetes që në fillim të sezonit. Ne do të luajmë vetëm për fitore, por edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq për ne. Gjithsesi, dëshira jonë është të fitojmë dhe ta mbyllim çështjen e titullit para javës së fundit. Ne do të sulmojmë që në mintën e parë, kjo është e qartë. Sigurisht që duhet të jemi të kujdesshëm, sepse Sënderbeu është një kundërshtar shumë i rrezikshëm në të gjitha fazat e lojës. Pra, ka shumë cilësi. Kjo përballje kërkon përqendrim maksimal gjatë gjithë lojës. Nëse gabojmë do të jetë gati për të na ndëshkuar.”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar