NBA

Dwight Howard braktis Charlotte, sezonin tjetër luan me Brooklyn

Ashtu si një vit më parë edhe këtë sezon merkatoja e NBA ka nisur më herët, ka nisur sërish me një shkëmbim dhe sërish i prëfshirë është shtatlarti Dwight Howard. Basketbollisti ka vendosur që të largohet nga skuadra e Charlotte Bobcatcs, ku luajti sezonin e fundit dhe të kalojë te skuadra e Brooklyn Nets. I përfshirë në këtë shkëmbim është basketbollisti Timofey Mozgov, që do të luajë me Charlotte sezonin e ardhshëm si dhe dy zgjedhje në draft.

Kështu shkëmbime skuadrat i kanë kryer për të liruar më shumë hapësira financiare në kontratat e skuadrave të tyre, në mënyrë që verën e ardhshme (2019)  të kryejnë disa blerje “big”. Howard është një nga basketbollistët dhe qendrat më të mira në NBA, 8 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, që do ta përforcojë ndjeshëm skuadrën e Brooklyn. Howard, tashmë 32 vjeç, përpiqet të përfitojë sa më shumë financiarisht nga kontrata e tij.

Më shumë nga NBA