Connect with us

Moto GP

Dy fitore radhazi, Dovizioso ëndërron titullin në Moto GP

Dy fitore brenda 7 ditësh, fillimisht në Mugello e më pas në Barcelonë, kanë bërë që kandidatura e pilotit italian Andrea Dovizioso për të fituar titullin kampion bote në Moto GP të pësojë një rritje të ndjeshme. “Jam i lumtur dhe kënaqur, pasi kemi punuar mirë gjatë ditëve të fundit, ishim të shpejtë në pistë dhe detajet e vogla kanë bërë diferencën, duke na dhënë fitoren. Arritëm të fitojmë, pasi e kuptuam më mirë pistën se sa rivalët dhe degradimin e gomave, jo sepse jemi më të shpejtët”, tha sot piloti i Ducatit.

Piloti italian Andrea Dovizioso

Fitoret e kanë ngjitur në vendin e dytë të renditjes së Moto GP pilotin italian të Ducati, që ka 7 pikë diferencë me kryesuesin Maverick Vinales. “Natyrisht që mendoj për titullin, por asgjë nuk është e vendosur, pasi Botërori është i gjatë dhe secila garë dhuron surpriza. I di vlerat e mia dhe të motorit, di se si ta shfrytëzoj deri në maksimum dhe 7 pikë diferencë ndaj Vinales mund t’i rikuperojmë shpejt. Megjithatë, ka ende disa gjëra që duhen përmirësuar, për të qenë gjithnjë fitues”, tha Dovizioso.

Italiani Dovizioso fiton garen e Montmelo

Më shumë nga Moto GP