Bundesliga

Dy futbollistë rinovojnë kontratën me Bayern…

Arjen Robben dhe Rafinha do të luajnë me Bayern Munich edhe në sezonin e ardhshëm. Drejtori ekzekutiv i Bayren Munich, Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic kanë arritur sot marrëveshjen me klubin bavarez dhe sulmuesi 34-vjeçar nga Holanda dhe mbrojtësi 32-vjeçar nga Brazili do të firmosin kontrata e reja deri në 30 qershor 2019. Zyrtarizimi do të ndodhë pas ndeshjes së fundit në kampionatin gjerman, këtë të shtunë kundër VfB Stuttgart.

“Jemi shumë të lumtur për arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës me këta dy futbollistë që i vlerësojmë shumë, – tha Hasan Salihamidzic, – Parashikojmë që të dy këta futbollistëve, Arjen Robben dhe Rafinha do të luajnë një rol të rëndësishëm për ne në sezonin e ardhshëm.”

Robben u bashkua me Bayern në vitin 2009, kur u largua nga Real Madrid dhe ai ka fituar shtatë herë titullin kampion në Bundesliga dhe pesë herë Kupën e Gjermanisë, gjithashtu edhe trofeun e Champions League, me golin e fitores të shënuar prej tij në finalen ndaj Borussia Dortmund, në vitin 2013.

Rafinha, që luaj me Bayern që nga viti 2011, ka fituar gjashtë kampionate, tre Kupa të Gjermanisë dhe një Champions League…

Më shumë nga Bundesliga