Bundesliga

Dy golashënuesit më të mirë në historinë e Bundesliga, Lewa dhe Pierre për rekord

Dy më të mirët. Të të gjitha kohërave dhe në mënyrë konsistente. Robert Lewandowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë golashënuesit më të mirë në Bundesliga. Nëntëmbëdhjetë gola për sulmuesin e Bayern Munich, gjithashtu dhe 19 gola të tjerë për sulmuesin e Borussia Dortmund. Në historinë e kampionatit gjerman, vetëm një herë në histori dy golashënuesit më të mirë kishin shënuar më shumë gola. Ishte sezoni i kaluar, 2015-2016, Lewa ishte i pari me 22 gola dhe Aubameyang me 21.

Rezultate imazhesh për lewandowski vs aubameyang

Të dy sulmuesit numëronin sezonin 2015-2016 respektivisht 22 gola Lewa dhe 21 Pierre.

Që në fillim të kampionatit, pas tripletës së Lewandowski në ndeshjen e parë kundër Werder Brema, që të dy kishin njoftuar sfidën në “Twitter. Kundër Hamburg, sulmuesi polak realizoi tripletën e tij të dytë në këtë edicion të Bundesliga, ndërkohë që Aubameyang përkundrazi ka realizuar 4 dopieta dhe një katër golësh, gjithmonë ndaj Hamburg, në fillim të dhjetorit. Kështu që janë tashmë plot tre topat e marrë me vete në shtëpi. Për fat të tyre kohët kanë ndryshuar. Në vitin 1967, Herbert Laumen, sulmues i Borussia Monchengladbach shënoi një tripletë në vetëm 6 minuta kundër Hannover.

Imazh i ngjashëm

Aktualisht, të dy sulmuesit kanë realizuar nga 19 gola për ekipet e tyre në Bundesliga për sezonin 2016-2017.

Në atë kohë ishte tripleta më e shpejtë e të gjitha kohërave në Bundesliga, ndërsa tani rekordi mbahet nga Leëandoëski për tre golat e parë të shënuar në ditën e “bombardimit” të Wolfsburg, për të marrë me vete në shtëpi topin, në shenjë kujtimi. Në fund të muajit iu desh të likujdonte topin e marrë, pasi iu mbajtën paratë nga rroga. Për fat të Lewa dhe Pierre, sot kohët kanë ndryshuar. Në cilësinë e dy golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Bundesliga, në furinë e topave të “vjedhur”, që në të vërtetë do të ishin shumë, do përfundonin shumë, por shumë të varfër…

Më shumë nga Bundesliga