MMA

Dy ish-kampionët Dos Anjos dhe Lawler do të ndeshen në UFC në fund të vitit

Ish-kampionit të peshës së lehtë të UFC Rafael dos Anjos do t’i plotësohet dëshira duke u ndeshur me ish-kampionin e peshës welter, Robbie Lawler, në eventin kryesor të UFC që do të zhvillohet më 16 dhjetor të 2017 në Bell MTS Place në Winnipeg, Manitoba, Kanada.

Dos Anjos është larguar nga divizioni i peshës së lehtë pasi u mund nga Eddie Alvarez dhe Tony Ferguson, dhe tani ka shtuar peshë për të konkurruar në divizionin e welter ku ka fituar ndaj Tarec Saffiedine dhe Neil Magny.

Lawler ka marrë një vit pushim pas nokautit të pësuar ndaj Tyron Woodley në verën e 2016. Ai u rikthye në UFC 214 ku fitoi ndaj “Cowboy” Donald Cerrone. Ai ka 20 nokaute në 28 fitore.

Image result for lawler dos anjos

Më shumë nga MMA