NBA

Dy javë pushim, Curry rikthehet në fushë për Krishtlindje

Drejtuesit e Golden State mund të marrin frymë thellë, pasi ylli i skuadrës Stephen Curry do të mungojë vetëm dy javë në fushë, pas dëmtimit të pësuar dy ditë më parë në kampionat, në ndeshjen që Warriors fituan ndaj New Orleans (125-115). Rezonanca magnetike e zhvilluar sot nuk ka evidentuar dëmtime serioze në kavilje edhe pse është ende shumë e fryrë.

Për pasojë, dy herë fituesi i trofeut MVP do të qëndrojë të paktën dy javë pushim dhe më pas do të kryhen të tjera teste, për të mësuar nëse do të rikthehet në fushë. mediat amerikane konfirmojnë se Curry mund të luajë në ndeshjen e madhe ndaj Cleveland, sfidë që përballe dy finalistët dhe që luhet gjithnjë në Krishtlindje. Këtë sezon Curry ka një mesatare prej 26,3 pikësh dhe 6,6 asist për ndeshje, duke qenë një ndër më të mirët e ekipit kampion në NBA.

Më shumë nga NBA