Kampionati Shqiptar

Dy miqësore në plan, Partizani zbulon ditët e përgatitores turke

Partizani e ka mbyllur vitin 2016 si nënkampion dimri. Të kuqtë, që kanë provuar dy trajnerë në sezonin 2016-2017,

Partizani e ka mbyllur vitin 2016 si nënkampion dimri. Të kuqtë, që kanë provuar dy trajnerë në sezonin 2016-2017, Adolfo Sormanin e larguar dhe Sulejman Starovën e rikthyer, kanë grumbulluar 35 pikë në përfundim të dy fazave, të barazvlershme me gjysmën e kampionatit. “Demat” e kanë parë veten të turpëruar, teksa eliminoheshin që në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, në përballjen me inferiorët lezhjanë. Nisur nga ky fakt, 15 herë kampionët e vendit duken totalisht të fokusuar te trofeu më i rëndësishëm kombëtar, i cili u mungon prej vitit 1993. Për “t’i karikuar bateritë”, drejtuesit e Partizanit kanë menduar të zhvillojnë një fazë përgatitore dimërore në Antalia të Turqisë.

Përmes faqes zyrtare, klubi kryeqytetas zbulon edhe axhendën e ditëve turke, ku nuk do të mungojnë edhe ndeshjet miqësore: “Të kuqtë do të zhvillojnë dy seanca në Tiranë. Skuadra do t’i fillojë të mërkurën përgatitjet, për të vijuar luftën drejt titullit kampion në dy fazat e mbetura të kampionatit. Në orën 14:00, në kompleksin “Internacional Tirana”, në Pezë, në drejtimin e trajnerit Starova dhe stafit teknik, skuadra do të zbresë për të parën herë në fushë për vitin e ri 2017. 15 herë kampionët e vendit kanë planifikuar të zhvillojnë 2 seanca stërvitore në Tiranë, ndërsa më datën 6 janar do të udhëtojnë drejt Antalias, ku do të zhvillojnë edhe minifazën përgatitore. Në Turqi, të kuqtë do të luajnë edhe dy ndeshje miqësore; me gjigandët turq të Fenerbahçe dhe Qabala të Azerbajxhanit, në program më datat 11 dhe 13 janar.”

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kampionati Shqiptar