Volejboll

Dy miqësore Shqipëri-Kosovë në prag të turneut të Europa League

Në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”, do të luhen ditën e mërkurë (9 maj), dy ndeshje miqësore në volejboll midis kombëtareve të rritur/të rritura të Shqipërisë dhe Kosovës. Dy sfida që do t’i shërbejnë kombëtareve të dy vendeve për të testuar lojtarët e grumbulluar, në prag të turneut të Europa League, ku dhe do të marrin pjesë (turne që nis më 20 maj).

Ky aktivitet do të quhet Kupa “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një aktivitet që organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Ndeshja Shqipëri-Kosovë për vajza do të nisë në orën 16:00, ndërsa ajo e meshkujve në orën 18:00.

Kombëtaret e volejbollit të Shqipërisë për të rritur dhe të rritura kanë dy ditë që kanë nisur grumbullimin dhe fazën përgatitore, e cila po zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova”, ku dhe Shqipëria do të luajë fazën në grupe të Europa League.

Kalendari i ekipeve kombetareve kuqezi ne Europa League


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Volejboll