Kampionati Shqiptar

Dy përforcime, ja lista e Tiranës për “Europa League”

Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e parë në “Europa League”. Bardheblutë janë transferuar në kompleksin “Skënder Halili” dhe kanë nisur gjithashtu një grumbullim 10-ditor, përgjatë të cilit do të kryejnë stërvitje intensive. 24 herë kampionët e Shqipërisë do të përballen me izraelitet e Maccabi Tel Aviv, në turin e parë të “Europa League”, më 29 qershor, në Izrael. Më poshtë është lista e lojtarëve të regjistruar për këto dy ndeshje të para në Europë. Braziliani Wellyson Luiz Olivera dhe sulmuesi nga Uganda, Yunus Sentamu, janë dy përforcimet për ndeshjet në Ligën e Europës.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar