Kampionati Shqiptar

Dy prezantime në një ditë, ja sulmuesi dhe mesfushori që merr Partizani

Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme dy blerje të reja në merkaton e kësaj vere. Bëhet fjalë për një qendërsulmues dhe një mesfushor. I pari vjen nga Mali i Zi, ndërsa i dyti nga Afrika, por ka qenë pjesë e Egnatias në Kategorinë e Parë. Për më hollësisht, ja njoftimet në faqen e klubit kryeqytetas:

HENRY OKEBUGWU
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Henri Okebugwun. Mesfushori nigerian 19-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë. Okebugwu vjen në formë huazimi nga Egnatia dhe është prezantuar sot në ambientet e klubit”.

STEFAN NIKOLIÇ
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Stefan Nikoliç. Sulmuesi shtatlartë, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit Napredak Krusevaç në Superligën e Serbisë, ka firmosur sot një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.Nikoliç, me shtetësi nga Mali i Zi, regjistron në të kaluarën eksperienca pozitive në Bullgari, Rumani, Poloni, Kazakistan, Korenë e Jugut dhe Belgjikë. Sulmuesi 28-vjeçar, pasi ka kryer vizitat mjekësore, do t’i bashkohet ekipit sot në seancën stërvitore, e programuar për në orën 18:00”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar