Kombëtarja

Dy shqiptarë te Sampdoria, vjen edhe Etrit Berisha nga Atalanta

Sampdoria vazhdon të jetë “kryefjala” e padiskutueshme e merkatos verore në Seria A. Pas mbylljes së operacioneve, që lidhen me Omar Colley, Lovro Majer dhe Valon Berisha, lidershipi i klubit në fjalë do të sigurojë goditjen e katërt në pak ditë, e cila do të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Emiliano Viviano.

Sipas “Secolo XIX “, portieri tjetër i Sampdorias do të jetë Etrit Berisha, shqiptari i datëlindjes 1989, në pronësi të Atalantës. Kontaktet janë të shpeshta dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis palëve kanë bërë të mundur arritjen e një marrëveshjeje në një kohë të shkurtër. Portieri i kombëtares shqiptare pritet në Genoa orët e ardhshme për të kaluar vizitat mjekësore.

 

Më shumë nga Kombëtarja