Tenis

Dy tërheqje brenda një jave, Muguruza në dyshim për Australian Open

Pasi u tërhoq më datën 2 janar nga turneu i Brisbane një javë më parë (që pas humbjes në ndeshjen e parë sezonale), tenistja spanjolle Garbine Muguruza u tërhoq sot edhe nga turneu i Sidney. Pak orë pas fitores 2-0 ndaj tenistes holandeze Kiki Bertens (6-3, 7-6), duke siguruar edhe kualifikimin për në fazën çerekfinale, ish-numri 1 në botë vendosi të lërë në mes garën. Një dëmtim në kofshë detyroi spanjollen bukuroshe (aktualisht numri 3 në botë) të tërhiqet edhe pse ishte favoritja kryesore për ta fituar këtë turne.

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza

Gjatë ndeshjes së sotme, Muguruza kërkoi edhe ndihmën e stafit mjekësor në setin e dytë. “Që kur nisi ndeshja ndjeva shqetësime në kofshë, por vazhdova me shpresën që do të ishte diçka kalimtare. Unë u tërhoqa edhe nga turneu i Brisbane dhe mendova se gjërat ishin përmirësuar, por pata dhimbje sërish. Doja ta përfundoja këtë turne, por përpara është grand slemi i Australian Open, kam vetëm pak ditë në dispozicion për të rikuperuar, ndaj nuk dua të rrezikoj”, tha Muguruza, që sot arriti fitoren e parë sezonale.

Më shumë nga Tenis