Boks

Dy vëllezër, një medalje!

Indriti është nënkampioni i Ballkanit në xhudo. Mbrëmë erdhi nga Shkupi. Munda tre kundërshtarë radhazi dhe në finale gabova. Pretendova një faull të kundërshtarit kur kishte vetëm 19 sekonda lojë dhe mund ta kisha mbajtur kohën me atë të shtrënguar, por e lëshova dhe…. Megjithatë, është arritje e madhe, se je vetëm 20 vjeç dhe Ballkani është i njohur në botë apo jo?! – i them.
Një dorë në medalje e ka edhe Shkurti, jo pse është vëllai i Indrit Çullhaj, por se është trajneri i tij. E imagjinoj si i ka bërtitur të vëllait kur humbi vëmendjen ato sekonda dhe harroi që edhe në xhudo fjalët në tapet bëhen pasi bie bilbili i mbarimit të ndeshjes.
Një pësim që u nxu si mësim për vëllezërit “Çullhaj”, nënkampionët e Ballkanit.

Më shumë nga Boks