Champions League

Dybala: Jam “single”, por kam një fiksim…

“Është një ëndërr dhe një fiksim. Dua të arrij në finalen e Kiev dhe ta përfundoj ndryshe nga ajo e vitit të kaluar”. Paulo Dybala ka folur për dëshirën e madhe që ka për të fituar me fanellën bardhezi atë kupë që i shpëtoi nga duart në finalen e Kardifit, të humbur 4-1 kundër Real Madrid. Ndërkohë, “Joya” është kthyer të jetë “single”. “Jam ndarë nga e dashura këtë verë kur jam kthyer nga Argjentina. Në lidhje me këtë janë shkruar dhe thënë shumë gjëra të pavërteta. Jemi ndarë, por kemi mbetur miq. Kanë qenë tre vite shumë të bukur, por tani ka mbaruar”, ka thënë numri 10 i Juventus.

Argjentinasi ka realizuar dhjetë gola në gjashtë ndeshje. Askush nuk është në nivelin e tij në kampionatet kryesore të Europës. Deri ku mund të arrijë? Këtë pyetja ia kanë bërë vetes edhe kompanitë e basteve, që pranojnë baste mbi numrin e golave që do tyë realizojë sulmuesi bardhezi. Tre janë alternativat: nën 29 gola në fundin e kampionatit ka koeficientin 2,50; e njëjta kuotë për 29 deri në 35. Më pas është arritja më ambicioze: mbi 35 gola. Duket e paimagjinueshme, duke parë se Dybala nuk ka shkuar asnjëherë mbi 19 gola në Serie A, por për kompanitë e basteve kjo është një arritje e realizueshme dhe kuota nuk është shumë e lartë, 3,25. Lojtari që duhet të mundë Paulo është shoku i tij i skuadrës. Në fakt, në historinë e Serie A, që nga koha kur ky kampionat luhet me dy faza, vetëm Higuain ka arritur të shënojë mbi 35 gola, duke u ndalur në 36.

Më shumë nga Champions League