Futboll

Dybala: Ne jemi të lumtur, nuk kam preferenca për kundërshtarin

Juventus barazoi pa gola në ndeshjen e kthimit me Barcelona-n në “Camp Nou” dhe u kualifikua në gjysmëfinalet falë fitores 3-0 në Torino. Autori i dygolëshit në “Juventus Stadium” pas kalimit në raundin tjetër të Champions League për mikrofonat e “Premium Champions”  pranoi se ishte një emocion shumë i bukur kalimi i turit: “Ne jemi shumë të lumtur për kualifikimin që arritëm kundër Barcelona-s. Ne e dinim që duhet të ishim solid në mbrojtje, nuk është e lehtë të mos pësosh gol në dy ndeshje, dhe aq më shumë kundër katalanasve”, deklaroi argjentinasi. I pyetur se kë nga kundërshtart dëshiron në gjysmëfinale Dybala tha se nuk ka asnjë preferencë.

Gjithashtu për mediat foli edhe anësori kolumbian Juan Cuadrado: “Ne e dinim se përballë kishim një ekip të madh. Ne u futëm në fushë me një qëllim dhe e merituam atë që arritëm. Kemi luajtur si na u kërkuar nga trajneri, kemi pasur disa mundësi që nuk i kemi shfrytëzuar, por gjëja më e rëndësishme për ne ishte kualifikimi”.Cilin ekip do të doja përballë në gjysmëfinale? Unë nuk e di,  atë që Zoti do të vendosë do të jetë e drejtë”, shtoi 28-vjeçari.

Më shumë nga Futboll