Champions League

Dzeko ankohet: Më mungon ai, Nainggolan luan shumë larg sulmit…

Dzeko ankohet: Më mungon ai, Nainggolan luan shumë larg sulmit…

Alisson hero, Dzeko i trishtuar! Barazimi në “Olimpico”, mes Roma dhe Atletico Madrid, i kthen trajnerit Di Francesco një portier që më në fund ka fituar besimin e të gjithëve dhe një qendërsulmues që provon të hedh një gurë të rëndë në pellgun verdhekuq! Fjalët e boshnjakut, pas ndeshjes pa gola në Champions League, kanë qenë realivisht të rënda, duke u ankuar për mungesën e furnizimit me topa në sulm, si pasojë e modulit të Di Francesco dhe largimeve në merkato…

9 pritje bëri portieri i Romës, Alisson, kundër Atletico Madrid, ndërsa verdhekuqtë e goditën vetëm një herë kuadratin e spanjollëve me Nainggolan

“Vitin e kaluar shënova shumë gola, por e ndjej se sivjet do të jetë shumë e vështirë. Ndaj Atletico Madrid e preka topin shumë pak dhe shpresoj që ndeshjet e tjera kjo situatë të ndryshojë, – tha Dzeko. – E ndjej mungesën e Salah. Unë personalisht e ndjej më shumë se të tjerët. Edhe Nainggolan luante më pranë meje në sezonin e kaluar. Tani të gjithë shokët e ekipit i kam larg me këtë sistem loje që po përdorimin, por duhet të tregojmë durim dhe të rritemi të gjithë së bashku si skuadër.”

Më shumë nga Champions League