• Edin Dzeko zhvesh kundërshtarin në fushë, përjashtohet (foto+video)

    Publikuar: 14 Nov 10:03

    Gjatë një dyluftimi me kundërshtarin, në ndeshjen kualifikuese Greqi-Bosnje Hercegovinë, sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, u përplas me kundërshtarin për të lëshuar topin nga dora. Papadopoulos po nxitonte të vazhdonte lojën, ndërsa boshnjaku ta vononte atë, duke mos e lëshuar topin nga dora, i shtrirë në fushë. Pasi ia mori me forcë mbrojtësi grek, Dzeko e kapi atë për mbathjesh, duke ia ulur ato në fund të këmbëve. Kësisoji, Papadopoulos mbeti vetëm me të brendshme, moment që e fiksuan të gjitha kamerat dhe fotografët.

    Kuptohet, ky veprim i sulmuesit boshnjak u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, por ama kombëtarja e tij ia doli të merrte një barazim 1-1 në këtë transfertë të vështirë dhe mjaft të ndezur. Ish-sulmuesi i Manchester City reagoi në këtë mënyrë, me zemërim, pas përplasjes me Kyriakos Papadopoulos. Bosnja udhëhiqte 1-0 në atë kohë, por Dzeko e la me 10 lojtarë në fushë kombëtaren e tij, çka u dha mundësinë helenëve të barazonin me anë të Giorgos Tzavellas në kohën shtesë.

    3 5 6 7 dzeko kryesore promo303341502 untitled-1-copy untitled-2-copy

    Lexo postimet e tjera

    Breaking