Connect with us

Tenis

E ardhmja e Andy Murray në dilemë, operacion ose pushime të gjata

Kohë për të reflektuar kjo për tenistin britanik Andy Murray, numri 1 në botë për meshkuj, që rrezikon të qëndrojë pushim për një kohë të gjatë. Mediat britanike raportojnë sot se Murray ka qenë ditën e enjten te një mjek, për t’u vizituar për shqetësimet që ka patur në shpinë dhe bel, të cilat e kanë penguar të japë maksimumin në fushë. Ai u eliminua në çerekfinalet e grand slemit të Wimbledonit, duke mos mbrojtur dot titullit fituar vjet. Madje britaniku rrezikon edhe kreun e renditjes botërore.

Tenisti britanik Andy Murray i demtuar

Një nga hipotezat është se Murray mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, operacioni i dytë në karrierë pas atij në vitin 2013, po në shpinë. Ky operacion mbetet një mundësi e hapur, për sa kohë tenisti mbetet i pavendosur nëse do të vazhdojë të luajë, duke vijuar mjekimet e përditshme. Por “Telegraph” shprehet se Murray mund të bëjë të njëjtën gjë si Federer një vit më parë, të qëndrojë pushim për një kohë të gjatë dhe të rikthehet vitin tjetër. Gjithsesi, në dyshim është prania e britanikut në turnetë Masters të Montreal dhe Sinsinati, që nisin në gusht.

Më shumë nga Tenis