NBA

E ardhmja e LeBron James, ylli i NBA-së takime me 7 skuadra pas 1 korrikut

Nga 1 korriku LeBron James do të jetë “free agent” (lojtar i lirë), duke e lënë të hapur të ardhmen e tij. Mediat amerikane bëjnë me dije se ylli i Cleveland Cavaliers ka planifikuar 7 takime me përfaqësues nga 7 skuadra të ndryshme, në të dyja Konferencat, para se të vendosë se me cilin ekip do të luajë sezonin e ardhshëm 2018-2019.

Skuadra aktuale, ajo e Cavaliers do të ketë përparësinë në këto takime, duke qenë e para që do të takohet me James, ndërsa skuadrat e tjera që kanë lënë takim në axhendën e basketbollit janë Golden State, Boston, Philadelphia, Lakers, Houston dhe Miami. Vetëm pasi të dëgjojë propozimet e të gjitha ekipeve LeBron do të vendosë për të ardhmen.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga NBA