Futboll

E besoni dot? Arsenali futet në garë për Moratën!

E besoni dot? Arsenali futet në garë për Moratën!

Deklarata e fundit e trajnerit Arsene Wenger, me të cilën theksoi se Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenali, mund të jetë një gënjeshtër e madhe.

Hierarkisë së klubit londinez i ka hyrë frika në palcë, sepse kiliani është shprehur se dëshiron të luajë në Champions League, kështu që po mendohet për pasuesin e tij, për çdo rast. Sipas asaj që zbulon “Don Balon”, emri i parë në listën e dëshirave është sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata. Wenger beson se spanjolli mund të formojë një dyshe ëndrrash me lojtarin e porsablerë nga Franca, Alexandre Lacazette.

⚽️💪🏻

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata) on

Problem i madh do të jetë konkurrenca me klube si Chelsea dhe Milan, mjaft të interesuara për 24-vjeçarin, por “Topçinjtë” mund të befasojnë me ndonjë ofertë të frikshme. Sanchez do të shitet shumë shtrenjtë, me klube si Manchester City dhe Bayern München gati duke pritur për të, kështu që paratë nuk do të jenë problem.

Morata ka kërkuar prej disa muajsh të largohet nga “Los Blancos”, sepse trajneri Zinedine Zidane nuk e ka parë kurrë si titullar në Madrid. Dhe kështu, Wenger po ëndërron…

 

Më shumë nga Futboll