Connect with us

Futboll

E bujshme, Barcelona kërkon gjermanin Klopp!

Barcelona ka hedhur sytë nga Jürgen Klopp! Të paktën kështu shkruan gazeta angleze “Mirror”, sipas së cilës klubi katalanas po kërkon një trajner të ri dhe alternativa më “ngacmuese” e çastit duket ajo e gjermanit. Pas humbjes 4-0 me PSG-në në Champions League, trajneri aktual i skuadrës kampione të Spanjës, Luis Enrique, është kritikuar shumë. Sikur të mos mjaftonte disfata me parisienët, Barcelona po vuan edhe në La Liga, aty ku aktualisht është katër pikë larg Real Madrid-it kryesues. Kontrata e asturianit përfundon në qershor dhe vështirë se do të zgjatet më tej.

Jürgen Klopp e ka rinovuar kontratën e tij me Liverpool-in deri në vitin 2022

46-vjeçari ka pasur sukses “Camp Nou”, që kur mori drejtimin e skuadrës (2014). Në sezonin e parë ai u shpall kampion, ndërsa në të dytin fitoi tripletën. Gjithsesi, spekulimet për largimin e tij veçse po shtohen. “Mirror” shkruan se emri i parë në listën e dëshirave të Barcelonës është Klopp. Trajneri i Liverpool-it duket se ka disa admirues në Katalonjë, sidomos për punën e tij në Dortmund. Edhe vetë trajneri duket se është një fans i futbollit spanjoll. Dhjetorin e shkuar ai fluturoi bashkë me lojtarët e tij në Barcelonë për të parë ndeshjen e katalanasve me Borussia M’Gladbach-un.

 

[interaction id=”58a986033d7ca9a841f326cd”]

Më shumë nga Futboll