Champions League

E bujshme, Champions ndryshon për shkak të Sterling

VAR do të përfshihet në Champions League nga sezoni i ardhshëm, por në Nyon po mendojnë të përshpejtojnë kohët. Sipas “BBC”, UEFA po mendon ta përdorë teknologjinë që në fazën me eliminim direkt të këtij edicioni.

Penalltia e bujshme që i është dhënë Sterling në ndeshjen e luajtur mes Manchester City-t dhe Shakhtar-it ka shtuar frikën e përsëritjes së gabimeve të rënda në fazat vendimtare të kompeticionit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Prej muajsh po zhvillohen stërvitje për përgatitjen e arbitrave nga e gjithë Europa në lidhje me VAR-in dhe në Nyon po rritet besimi mbi faktin se kanë në dispozicion numrin e duhur të gjyqtarëve për ta përdorur teknologjinë në muajt e ardhshëm.

Vendimi mund të merret në mbledhjen që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë në fillimin e muajit dhjetor.

 

 

Më shumë nga Champions League