Futboll

E bujshme, Everton ofron 75 milionë euro për Aubameyang…

E bujshme, Everton ofron 75 milionë euro për Aubameyang…

Everton ka bërë një ofertë prej 75 milionë eurosh për të marrë sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang. Sam Allardyce ka kërkuar një sulmues të ri në “Goodison Park” dhe sipas “The Mirror” drejtuesit e klubit janë gati të investojnë për të marrë 28-vjeçarin nga Gaboni. Aubameyang ka shënuar 19 gola në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni, përfshi edhe dy golat në ndeshjen e fundit kundër Real Madrid, ku gjermanët u mposhtën 3-2.

Everton boss Sam Allardyce has made signing a new striker in January a priority for the club

Everton ka vuajtur në gjetjen e golit, që pas shitjes së Romelu Lukaku te Manchester United për 90 milionë euro. Wayne Rooney dhe Gylfi Sigurdsson janë paraqitur në nivelin e duhur, por nuk japin garanci se mund ta çojnë skuadrën në nivelin e duhur. Faktikisht, golashënuesi më i mirë është Oumar Niasse, i cili ka shënuar gjashtë gola në nëntë ndeshje, pavarësisht se lihej në stol nga ish-trajneri Ronald Koeman.

Everton are lining up a £60m move for Borussia Dortmund striker Pierre-Emerick Aubameyang

Koeman u shkarkua pas humbjes 5-2 ndaj Arsenal në muajin tetor, që e la skuadrën në zonën e rënies nga kategoria, por duket se tani gjërat janë përmirësuar. Gjithsesi, Allardyce, në momentin e firmosjes së kontratës ka kërkuar një sulmues dhe klubi është gati të investojë për t’ia plotësuar dëshirën. Sot, Everton do të luajë derbin kundër Liverpool për “FA Cup”.

Më shumë nga Futboll