Futboll

E bujshme: Mourinho do yllin e Interit që në janar

Manchester United po planifikon të bëjë një ndërhyrje të rëndësishme në janar për sulmin. Sipas sajtit “Calciomercato”, lojtari i përzgjedhur është anësori i Interit, Ivan Perisic. Edhe Arsenal, Chelsea dhe Liverpool në verën e kaluar kanë qenë të lidhura me lojtarin e kombëtares kroate, por në fund ai vendosi të qëndrojë në “San Siro” . Gjithsesi, tani ai mund të vendosë ndryshe.

Këtë sezon Perisic ka shënuar gjashtë gola për ekipin zikaltër, dy prej të cilëve në ndeshjen e fundit me Udinese-n në fitoren 2-1. Kaq ka mjaftuar që klubet evropiane të rikthejnë vëmendjen te 27-vjeçari, ndonëse në Milano s’duan të heqin dorë prej tij. Trajneri Jose Mourinho, i cili në 2013-n fitoi tripletën si interist, e do atë për më shumë larmi në ofensivën e “Djajve të kuq“.

 

 

Më shumë nga Futboll