Seria A

E bujshme, Suso zbulon përse Bonucci u rikthye te Juventus…

Që ardhja e Leonardo Bonucci te Milan nuk ishte e diçka e zakonshme u kuptua menjëherë.

Fanella me numri 19 u mor nga shpatullat e Kessie, rroga e tij ishte dy herë më e madhe se të gjithë shokët e ekipit dhe menjëherë ju dha shiriti i kapitenit.

Gjërat, ashtu si shkruan sot “Tuttosport”, u sistemuan me kalimin e muajve dhe për shkak të paraqitjeve të mira prej qendërmbrojtësit. Por fjalët e thëna së fundmin nga “Marca”, të ndihmojë të kuptojmë mendimin që ka pasur ish-kapiteni kuqezi.

“Ai e ka ndjerë gjithmonë veten sikur kishte bërë një hap prapa në karrierë që erdhi te Milan dhe prandaj shkoi sërish te Juventus, – tha Suso. – Gjithsesi me largimin e tij kemi humbur një lider të vërtetë dhe shumë përvojë. Gjëra që ai i solli në një ekip të ri si është i yni.”

Më shumë nga Seria A