Futboll

E dëbuan nga Chelsea, ja për çfarë akuzohet berberi i yjeve

Ai ishte njeri i ngarkuar me detyrën dhe përgjegjësinë për të siguruar një paraqitje fantastike të futbollistëve të Chelseas. Por tashmë, berberi personal, Ahmed Alsanawi është dëbuar nga kompleksi stërvitor i klubit për akuza që lidhen me shkeljen e të drejtave të imazhit. Cesc Fabregas, David Luiz, Diego Costa dhe Eden Hazard ishin mes yjeve të Chelseas që përdornin shërbimet e stilistit të flokëve, dhe përmes lidhjeve me klubin e “Bluve të Londrës” parukieri zuri një vend në titujt kryesor të mediave, duke u bërë i famshëm përtej Anglisë. Tani, Alsanawi është akuzuar për shfrytëzim të imazhit të klientëve të tij të famshëm.

According to reports, some players were annoyed he used them to promote his business

Referuar “The Sun” shumë futbollistë dhe drejtues të klubit nga Londra janë irrituar me faktin që beriberi postonte në rrjetet sociale foto me futbollistët, për të promovuar kompaninë e tij. Alsanawi në disa raste i janë dhënë fanella me autogrin e John Terry dhe Gary Cahill ndërkohë që llogaria e tij në Instagram “A STAR BARBERS” tashmë numëron më shumë se 73,000 ndjekës. Berberi kishte një dyqan pranë kompleksit stërvitor të Chelseas. Në listën e klientëve special të berberit të famshëm janë edhe yje të Manchester United, sikurse Paul Pogba, por me futbollistët që janë subjekt i të drejtave të imazhit me vlera miliona euro, ditët e arta të të tij me yjet e Premier League mund të kenë përfunduar.

The barber has also cut Manchester United midfielder Paul Pogba's hair

@garyjcahill coming to see us 💈💯

A post shared by 💈A STAR BARBERS💈 (@astarbarbers) on

Më shumë nga Futboll