Merkato

E donin të gjithë, por ja çfarë vendosi Rebic…

Ante Rebic qëndron në Frankfurt! Sulmuesi kroat ka rinovuar kontratën me Eintracht Frankfurt, deri në vitin 2022.

Në këtë mënyrë është mbyllur telenovela për të ardhmen e futbollistit nën kampion të botës, për të cilin ishin interesuar Bayern Munich, Manchester United dhe disa nga klubet më të mëdha të Europës.

Në këtë mënyrë kanë mbetur duarbosh klubet e mëdha, po jo vetëm Edhe Fiorentina pak ditë më parë ishte pranë arritjes së marrëveshjes, sepse i kishin premtuar gjermanëve gjysmën e kartonit të futbollistit nga shitja e tij e ardhshme, por Rebic vendosi të qëndrojë edhe një vit te skuadra ku fiton Kupën e Gjermanisë në sezonin e kaluar.

Më shumë nga Merkato