Kombëtarja

E ftoi Shqipëria, Maqedonia do t’u rrëmbejë talentin kuqezinjve

Pas ftesës së marrë nga Alban Bushi, trajneri i Shpresave të Shqipërsë, Taulant Seferi, talenti shqiptar i skuadrës zvicerane, Young Boys, ka marrë ftesë edhe nga seleksionuesi i U-21 të Maqedonisë në futboll, Boban Milevski, për miqësoret kundër Malit të Zi (24 mars) dhe Bullgarisë (28 mars), të cilat do të luhen të dyja në Shkup. Milevski publikoi të martën listën emërore të lojtarëve të tij dhe ishte interesant fakti se në mesin e të ftuarve gjendet edhe emri i talentit shqiptar, Seferi, i cili para pak kohësh pranoi të luajë për Shpresat e Shqipërisë. Mësojmë se Seferi, para katër ditësh kishte marrë dy ftesa, nga të dyja pëfaqësueset, ajo e Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndërsa tashmë pritet vendimi i tij përfundimtar, kë do të zgjedhë, me cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen.
Nga Shkupi, RESHAT IBRAHIMI

Më shumë nga Kombëtarja