• E fundit për Lahm: Dua të mbahem mend si një futbollist i mirë…

    Publikuar: 18 May 6:47

    “Legjenda” e Bayern Munich, Philipp Lahm, tha se ai thjesht uron të mbahet mend si një futbollist i mirë, kur të tërhiqet nga futbolli, teksa të shtunën është ndeshja e tij e fundit. Lahm do të luajë për kampionët e Gjermanisë kundër Freiburg sfidën e fundit në karrierë, pas 15 vitesh si pjesë e rregullt e formacionit të Bayern Munich. Stadiumi “Allianz Arena” do t’i jap përshëndetjen e duhur kampionit…

    Philipp Lahm is set to play his final game for Bayern Munich on Sunday before retirement

    Ndërsa për Lahm do të jetë një ndeshje shumë emocionuese, ai këmbëngul se po pret me padurim të luajë këtë takim të fundit dhe ta mbyllë karrierën si një njeri i lumtur. “Unë thjesht dua ta shijon të gjithë ditën, – tha mbrojtësi në konferencën e fundit për shtyp si futbollist i Bayern. – Uroj që njerëzit të më mbajnë mend si dikush që ka luajtur mirë futboll.”

    The 33-year-old defender first made his debut for the club during the 2002-03 season

    Lahm-it do t’i falet nëse do të pijë alkool dy orë pas ndeshjes së tij të parë dhe do të bëj një natë të shfrenuar, por ai thotë se do të ndodhë e kundërta. “Më duhet të zgjohem në 7:00 për të çuar djalin tim në kopshtin në Sabener. Gjithashtu është datëlindja e nënës time në ditën e parë që nuk do të jem më futbollist,” – tha ai që ka fituar thuajse gjithçka në karrierën në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

    He has gone on to win a number of titles, including the World Cup with Germany in 2014

    Mbrojtësi fitoi tetë herë titullin në Bundesliga, gjashtë herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë Champions League, teksa ishte kapiteni i Gjermanisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014. Lahm nuk ka plane të menjëhershme për të ardhmen, por tha se do të vazhdonte të mbetej në kontakt me Bayern, klub ku për herë të parë ka ardhur në moshën 11-vjeçare. Ai tha: “Unë jam tifoz i Bayern dhe do të vazhdoj të ndjek këtë skuadër në stadium.”

    [interaction id=”591dccc56a73779b6fcf9c8c”]


    Lexo postimet e tjera